Gjokoviq fiton mezi ndaj të riut italian (VIDEO) NULL NULL 07.06.2021 18:45 07.06.2021 18:45 Tenisti numbër një në botë, Novak Gjokoviq, ka fituar ndaj 19 vjeçit Lorenzo Musetti për të kaluar në çerekfinale të Ronald Garrosit. Musetti i fitoi befasishëm dy setet e para, 7:6 dhe 7:6, mirëpo serbi u kthye duke i rrëmbyer dy të tjerët, 6:1 dhe 6:0. Italiani filloi të ankohet nga lëndimi, dhe u detyrua ta dorëzojë meçin në setin e pestë kur Gjokoviqi po udhëhiqte 4:0. Në çerekfinale ai do të ketë punë me një tjetër tenist, kësaj radhe me Matteo Berettini-n. https://www.youtube.com/watch?v=Q5wpn4siIlE *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.