Gjocaj: Kosova e para në rajon me të sëmurë nga Turbekulozi NULL NULL 23.03.2016 12:43 23.03.2016 12:43 Në prag të Ditës Botërore kundër Tuberkulozit, e cila në Kosovë organizohet më 24 mars, kanë nisur të mbahen disa aktivitete që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve në parandalimin e kësaj sëmundjeje, njofton Klan Kosova. Kjo e fundit sipas menaxheres kombëtare të tuberkulozit Majlinda Gjocajt, është shumë e nevojshme pasi sipas saj Kosova vazhdon të jetë vendi me më së shumti të prekur nga kjo sëmundje në rajon, pavarësisht se nga viti në vit kemi rënie të numrit të të sëmurëve. Këtë sipas saj e tregojnë edhe statistikat, ku deri sa në vitin 2001 kishim afër 1 mijë e 500 persona me TBC, në vitin 2015 janë lajmëruar rreth 770 persona me këtë sëmundje. Gjocaj tha se Tuberkulozi kohëve të fundit po i prekë më së shumti meshkujt dhe kryesisht moshat mbi 60 vjeç. Shkaktarët e kësaj sëmundjeje sipas saj janë: mënyra e jetesës, varëria, duhanpirja, por edhe fakti që jemi vend që kemi dalë nga lufta. Gjocaj po ashtu tha se nuk parashihet zhdukje e kësaj sëmundjeje, ndonëse kjo ka ndodhë në disa shtete evropiane për shkak edhe të valës së refugjatëve në shumë vende. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025