Gjobitet pasi ofendoi WhatsApp-in NULL NULL 16.06.2015 21:41 16.06.2015 21:41 Kujdes kur ofendoni në WhatsApp, sidomos nëse jeni në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi rrezikoni të gjobiteni me një shumë të madhe parash, ose me burg. Një person është gjobitur me 45 mijë paund, pasi kishte ofenduar kolegun e punës në WhasApp. Gjykata Supreme në Abu Dhabi urdhëroi rigjykimin e një personi që kishte ofenduar një koleg e që ishte gjobitur me 523 paund, për shkak se dënimi ishte “shumë i butë”. Ata kërkuan që personi të gjobitej me 45 mijë paund ose me burg. I pandehuri u ndjek penalisht bazuar në ligjet për krime kibernetike, pasi pala paditëse dorëzoi celularin për të provuar akuzat, ku i akuzuari kishte shkruar fjalë ofenduese. Gjithashtu, ekspertët ligjor tërheqin vëmendjen se të përdorësh “emoji” gishtin e mesëm, rrezikon tre vite burg, ose 87 mijë paund gjobë. “Të dërgosh si ‘emoji’ gishtin e mesëm ne mesazhe ose e-mail, do të jeni në telashe të mëdha”, është shprehur Abdullah al Nasir, avokat. Sipas Al Nasir, pas futjes së WhatsApp dhe BlackBerry messenger, njerëzit ofendonin ose kërcënonin të tjerët, pa u shqetësuar nëse do të përballeshin me ligjin, prandaj ishte vendosur ligji për krime kibernetike, i cili tregon qartë për dënimet për raste të tilla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 26/06/2025