Gjobë ndaj shoferit që qarkullonte me drita rotative në Prishtinë NULL NULL 07.01.2026 11:55 07.01.2026 11:55 Foto nga Policia e Kosovës Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka gjobitur një shofer, i cili po qarkullonte me veturën në të cilën kishte vendosur pajisje ndriçuese (drita rotative) në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se pajisjet e ndriçimit të vendosura në automjet nuk ishin të lejuara për përdorim, ndërsa shoferi me to kishte dalë në qarkullim, duke shkelur kështu rregullat e trafikut rrugor, transmeton Klankosova.tv. Policia ka bërë të ditur se ndaj drejtuesit të mjetit, konform legjislacionit në fuqi, është shqiptuar gjoba përkatëse, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë-shoferit për një periudhë prej tre muajsh.