Gjithçka që duhet të dini për luftën kundër rënies së flokëve NULL NULL 01.12.2023 20:30 01.12.2023 20:30 Rënia e flokëve Tullaciteti është shumë i zakonshëm dhe është kryesisht për shkak të faktorëve trashëgues. Ndërsa shumë njerëz pranojnë të jenë tullac, për të tjerët kjo shoqërohet me vetëbesim të ulët dhe vetëvlerësim – apo edhe depresion. Kjo është arsyeja pse njohja e opsioneve të trajtimit për humbjen e flokëve mund të jetë e dobishme. Të qenit tullac është e zakonshme Të qenit tullac është një tipar i zakonshëm dhe tullaci shfaqet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Shoqata Amerikane e Humbjes së Flokëve thotë se dy të tretat e meshkujve amerikanë përjetojnë pak rënie flokësh në moshën 35 vjeçare dhe 85 për qind e meshkujve vuajnë nga tullaci apo hollimi i flokëve deri në moshën 50 vjeçare. Gratë janë gjithashtu në rrezik, ku 40 për qind e tyre vuajnë nga rënia e flokëve siç thotë Shoqata Amerikane për Humbjen e Flokëve, shrkuan FitDay, transmeton Klankosova.tv. Çfarë e shkakton rënien e flokëve? Një sërë faktorësh mund të çojnë në rënien e flokëve, por shkaku kryesor është thjesht trashëgimia, vëren Mayo Clinic. Ndryshimet hormonale si menopauza dhe lindja e fëmijëve, gjendjet mjekësore, çrregullimet autoimune, çrregullimet e tiroides, infeksionet e kokës, stresi, kequshqyerja, humbja drastike e peshës dhe medikamentet gjithashtu mund të çojnë në rrallimin e flokëve. A janë të disponueshme opsionet e trajtimit? Disa opsione për trajtimin e rënies së flokëve janë të disponueshme. Nëse humbja e flokëve është e lidhur me një gjendje mjekësore themelore, kërkoni trajtim për vetë gjendjen. Për tullacët e trashëguar ose të lidhur me plakjen, minoxidil pa recetë (Rogaine) dhe medikamentet me recetë finasteride (Propecia) mund të ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve në të ardhmen – dhe madje mund të çojnë në ri-rritje të flokëve. Restaurimi i flokëve dhe operacionet e transplantit të flokëve janë gjithashtu opsione, megjithëse mund të ndodhin infeksione. Kur të kërkoni trajtim? Është koha për të parë një mjek nëse po përjetoni rënie të papritur të flokëve pa e ditur pse. Në këtë mënyrë ju mund të përjashtoni gjendjet mjekësore, çekuilibrin hormonal ose kequshqyerjen si shkaqe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 4 days