Gjithçka gati për turneun “Kosova Open 2021” NULL NULL nga Jon Ajeti 30.07.2021 20:09 nga Jon Ajeti 30.07.2021 20:09 Për herë të parë në Kosovë do të organizohet turneu ndërkombëtar i nivelit ITF në tenis, “Kosova Open 2021” J5. Ky turne do të grumbulloj tenistët nga e gjithë bota në fushat e tenisit “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës, njofton Klan Kosova Kjo ngjarje zhvillohet nga 6 deri më 12 Shtator 2021 dhe organizohet nga Klubi i Tenisit ‘Peja’, Federata e Tenisit e Kosovës dhe Komunës së Pejës, kurse drejtor i turneut do të jetë Shkelzen Domi. Para fillimit të turneut ndërkombëtarë, do të mbahet edicioni i “Peja Open 2021” U16 i nivelit “Tennis Europe” që do të fillojë më 30 gusht.