Gjirokastra dhe Durrësi në alarm nga përmbytjet, qindra shtëpi të shkatërruara (VIDEO) NULL NULL 08.01.2026 08:25 08.01.2026 08:25 Gazetari nga Shqipëria, Martin Marku ka ndarë detaje nga situata aktuale atje, pas vërshimeve që kapluan vendin fqinj të Kosovës. Në emisionin “Ora Shtatë”, Marku thotë se reshjet e shiut nuk janë ndalur as sot, derisa sipas tij, në disa qytete të Shqipërisë gjendja paraqitet më e rënduar, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera ai bëri të ditur se Durrësi, Vlora, Lezha e Gjirokastra kanë pasur më së shumti familje të evakuuara. Pos këtyre detajeve, Marku tha se edhe toka bujqësore e shumë shtëpi e objekte janë përmbytur.