Gjinovci: Zgjedhjet të mbahen pas pandemisë – Presidenti të shpërbëjë Kuvendin NULL NULL 01.04.2020 18:55 01.04.2020 18:55 Aktivisti nga shoqëria civile, Rron Gjinovci, deklaroi se ishte i dituri qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reciprocitetin. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë i ditur e kjo u bë e ditur edhe pasi Qeveria mori vendimit, sot kur e lexova përmbajtjen e reciprocitetit u shokova kur 12 vjet pas Pavarësisë jemi duke marrë hapa ndaj Serbisë. Që nga 17 shkurti 2008 Kosova nuk do duhej të pranonte asnjë dokument që në të shkruan Kosovo i Metohije”. Gjinovci në Info Magazine të Klan Kosovës theksoi se Kosova nuk duhet të njohë Kushtetutën e Serbisë dhe të mos pranojë asnjë dokument që të shkruhet se është pjesë e Serbisë. “Në dokumentet që vijnë në Kosovë shkruhet se maunet po vijnë në Kosovë e Metohi. Ne nuk duhet asnjë herë me respektu Kushtetutën e Serbisë”. Gjinovci foli edhe rreth përplasjeve politike që po ndodhin në vend së fundmi dhe theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen pas pandemisë. “Debati që po ndodh në Kosovë nuk ka të bëjë me taksën dhe reciprocitetin por është më i thellë dhe ka të bëjë me korrupsionin, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fitu pse kanë kushedi çfarë njerëz brenda por kanë fitu se njerëzit tek ta kanë shpresë kundër korrupsionit”, deklaroi Gjinovci “Mendoj që ka pas mjaft përplasje politike për gjëra thelbësore për këtë mendoj që përsëri duhet të kthehemi tek ata që japin vendimin – tek sovrani”. “Zgjedhje nuk po kërkohen javën tjetër, zgjedhjet mund të mbahen verës. Ramush Haradinaj ka qëndru 1 vit si Qeveri në detyre edhe nuk ka pas koronavirus, për këtë mendoj që zgjedhjet duhet të mbahen dhe qytetarët të japin vendimin e tyre”. Ndërsa sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth atij të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes që rezultoi të jetë vendim antikushtetues, Gjinovci se Presidenti duhet të shpërbëjë Kuvendin. “Kushtetuta i ka parapa dy situata të ndryshme kur kemi dorëheqje ose mocion mosbesimi e kemi nenin 82 pika 2 që flet për situtatën pas mocionit dhe nenin tjetër që flet kur kryeministri jep dorëheqje, ne jemi tek neni 82 ku thuhet se Presidenti mund të shpërbëj Kuvendin” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.