Gjimshiti zgjidhet lojtari i javës në Europa League NULL NULL 19.04.2024 17:42 19.04.2024 17:42 Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti është zgjedhur lojtari i javës në Europa Ligë, njofton klankosova.tv Ai zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike me Atalantën në UEFA Europa League, në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku skuadra e tij siguroi kualifikimin historik për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. UEFA hapi votimin për të zgjedhur edhe lojtarin më të mirë të raundit të dytë të çerekfinaleve të Europa League, çmim që është fituar nga kapiteni i Kombëtares shqiptare. Gjimshiti ishte në garë me Jordan Veretout, Gianluca Mancinin dhe Matej Kovar që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, por tifozët kanë përzgjedhur si lojtarin e raundit kapitenin e Kombëtares kuqezi.