Gjimnazistët e “Hasan Nahi” përfaqësojnë Kosovën në Holandë NULL NULL 01.06.2015 18:17 01.06.2015 18:17 Pas dy medaljeve të argjendit të fituara në Olimpiadën Shkencore “I Sweep 2015” që është mbajtur në ShBA, nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” do të përfaqësojnë Kosovën në një tjetër olimpiadë shkencore. Sipas një njoftimi për media nxënësit e këtij gjimnazi do të jenë në olimpiadën shkencore rreth mjedisit “INESPO 2015” e cila do të zhvillohet në Amsterdam të Holandës. Laurent Zejnullahu dhe Behar Krasniqi, janë ata të cilët do të prezantojnë në Holandë shpikjen e tyre rreth një mënyre të re të përfitimit të energjisë elektrike nga tubat e ujit që kalojnë në nëntokë. Për pesë ditë me radhë ata do të jenë garues në mesin edhe të 50 shteteve të tjera. Ky gjimnaz shpreson se nxënësit e saj do të kthehen sërish me medalje. Zejnullahu dhe Krasniqi, janë takuar edhe me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ministrin e arsimit Arsim Bajrami. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025