Gjimnazi “Sami Frashëri” bëhet “Ahmet Gashi” NULL NULL 15.09.2016 12:50 15.09.2016 12:50 Ahmet Gashi” do të quhet gjimnazi i Shkencave Shoqërore në kryeqytet, cili më parë quhej “Sami Frashëri”. Ky emër iu vendos kësaj shkolle me kërkesë të Lidhjes së Intelektualëve Shqiptarë me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova. Me këtë rast, ministri Arsim Bajrami tha se është privilegj për nxënësit e kësaj shkolle që do të mësojnë në instucionin arsimor që do të bart emrin e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Ahmet Gashi. I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili morri pjesë në këtë ceremoni tha se kjo është më e pakta që institucioni që ai drejton mund të bëjë për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare dhe zhvilllimin e arsimit kombëtar që ka dhënë Ahmet Gashi i cili ka qenë drejtor i këtij gjimnazi në vitet e 40-ta, njofton Klan Kosova.