Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani përfundon me sukses fushatën e korrje-shirjeve

NULL NULL
07.08.2015 13:59

Drejtori i bujqësisë në komunën e Gjilanit në  një konferencë për media, ka njoftuar se fushata e korrje – shirjeve në këtë komunë ka përfunduar me sukses.

Me këtë rast Ramadani, i cili ishte edhe kryesues i komisionit për korrje – shirje, ka thënë se fermerët e Gjilanit kishin të mbjellë mbi 2800 ha me grurë, 90 ha me elb dhe 130 ha me tërshërë, ndërsa ishin të angazhuar 69 autokombajna në arat e Gjilanit.

Ai ka thënë se është respektuar çmimi i korrjes nga ana e kombajnerëve, duke potencuar se gjendja teknike e tyre ka qenë e mirë dhe gjatë gjithë kohës e monitoruar nga komisioni.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan poashtu  ka apeluar tek të gjithë banorët e atjeshëm që të kenë shumë kujdes dhe të mos bëjnë ndezjen e hamulloreve, sepse sipas tij  ndikon drejtpërdrejtë në rënie të rendimenteve gjatë të ardhmes, është rrezik për zgjerim të zjarreve dhe rrezikim të shtëpive por edhe jetës së njerëzve, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.