Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani nderon UÇPMB-në me obelisk (VIDEO)

NULL NULL
26.02.2025 15:42

Nën patronazhin e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjilan, së bashku me UÇPMB-në në Bujanoc, u mbajtën aktivitetet për përkujtimin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Në këtë përkujtim u nderuan 28 dëshmorë, ku 14 prej tyre ishin nga Kosova dhe 14 të tjerë nga Kosova Lindore, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast, u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe homazhe në nderim të tyre, ndërsa një moment i veçantë ishte zbukurimi i Obeliskut të Dëshmorëve të UÇPMB-së.

Ceremonia mblodhi një numër të madh qytetarësh, të cilët u bënë pjesë e përkujtimit të atyre që dhanë jetën për lirinë e trojeve shqiptare.

Ndiqni detajet, nga gazetari Arlind Beqiraj, në videon vijuese:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.