Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani mrekullisht e përmbys Feronikelin’74, rikthehet n’garë për dalje në Evropë

NULL NULL
02.05.2025 17:21

Leart Zekolli e zhbllokoi sfidën pas 20 minuta lojë, kurse Hasan Hyseni në të 35-ën, e çoi Feronikelin’74 në avantazh të dyfshitë ndaj Gjilanit.

Por rezultati 2-0 i pjesës së parë, nuk doli i mjaftueshëm për skuadrën nga Drenasi.

Vallën e rikthimit e nisi dhe e ‘bitisi’ Almir Aganspahiq, fillimisht pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, kurse dy gola të vonë që shënoi ky sulmues, zhvleftësuan realizimet e vendasëve, njofton Klankosova.tv.

Pas këtij triumfi, “Skifterat” rikhehen në garë për dalje në Evropë, duke qenë se me 45 pikë, aktualisht janë vetëm dy sosh larg Malishevës së vendit të tretë, pozitë kjo e cila siguron rrethin e parë eliminator në UEFA Europa Conference League.

“Nikli” në anën tjetër thjeshtë po e respekton kampionatin, pasi tashmë veç është përshëndetur me Superligë dhe edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë, raporton Klankosova.tv.

Kjo ishte ndeshja e parë e xhiros së 32-të, kurse nesër zhvillohen edhe dy të tjera.

Malisheva e pret Dukagjinin, kurse në mbrëmje Prishtina sfidon kampionin aktual, Ballkanin.

lajme të ngjashme