Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani me fushatë kundër zjarreve në natyrë

NULL NULL
02.07.2025 15:44

Njësitë sektoriale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në kuadër të projektit “Parandalimi i zjarreve të hapura në natyrë, në fusha dhe male” ka realizuar një fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve në natyrë.

Në njoftim thuhet se gjatë këtij aktiviteti janë zhvilluar takime me përfaqësues të bashkësive lokale, fshatrave dhe qytetarë të zonave të ndryshme, me qëllim informimin dhe vetëdijesimin për pasojat që shkaktojnë zjarret në mjedis, rrezikun ndaj jetës dhe pronës, si dhe pasojat ligjore për shkaktarët e tyre, përcjell Klankosova.tv.

“Po ashtu, në kuadër të fushatës janë shpërndarë broshura informuese me këshilla praktike dhe masa parandaluese, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar dhe të angazhohen aktivisht në ruajtjen e ambientit dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga zjarret”.

“Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe të kontribuojnë në parandalimin”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.