Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilani fiton bindshëm kundër Besës

NULL NULL
05.04.2021 19:23

Gjilani fiton bindshëm kundër Besës KF Gjilani e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, kundër Besës së Pejës, me rezultatin e lartë 5:1.

Në duelin e luajtur në stadiumin e Qytetit në Gjilan, golat për vendasit i shënuan: Cyrbja, Hila, Progni, Useini e Razak. Kurse, për mysafirët shënoi Tahiri me anë të penalltisë, njofton Klan Kosova.

Me këtë fitore, Gjilani ‘blindon’ pozitën e katërt në tabelë me 40 pikë. Ndërsa, Besa e Pejës, mbetet në pozitën e fundit, me vetëm dhjetë pikë.

lajme të ngjashme