Gjilani dhe Arbëria ndajnë pikët (VIDEO) NULL NULL nga Andi Shabani 06.03.2021 18:38 nga Andi Shabani 06.03.2021 18:38 Gjilani dhe Arbëria kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll. Pas një autogoli Gjilani kaloi në avantazh në minutën e 61-të, kurse Arbëria barazoi pesë minuta para fundit me golin e Cesar Santos. Pas 23 javëve, Gjilani ka grumbulluar 33 pikë dhe gjendet ne pozitën e katërt në renditjen tabelore. Në anën tjetër, Arbëria pozicionohet e teta me 26 pikë. Golat dhe rastet e kësaj ndeshje mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.