Gjilanasi i bërtet nënës, “han” 48 orë burg (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 07.02.2023 21:38 nga Flamur Gajtani 07.02.2023 21:38 Një 27 vjeçar gjilanas është arrestuar të hënën pasdite. Kjo pasi ai kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila banon në rrugën ‘7 shtatori’ në Gjilan. Ai pati mosmarrëveshje me të ëmën dhe i bërtiti e kanosi të ëmën e tij me pretekstin se e njëjta nuk po ia plotëson kërkesat. E ndier e rrezikuar nga i biri, gruaja që jeton këtu në rrugën ‘7 shtatori’, kërkoi ndihmë nga Policia e Kosovës. Forcat e rendit prangosën P.M i cili edhe kishte demoluar me një mjet të mprehtë disa orendi shtëpiake përfshirë perdet dhe televizorin. Para kësaj i riu ishte intervistuar në stacionin policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 2 orë më parë