Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjilan: Veturave zyrtare u vendoset GPS për të parandaluar keqpërdorimet

NULL NULL
21.09.2022 19:01

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se veturave zyrtare iu është instaluar sistemi i navigimit, përkatësisht sistemi GPS, për të monitoruar përdorimin e tyre.

“Për të monitoruar përdorimin e veturave zyrtare dhe mënjanimin e keqpërdorimeve të tyre, sot përuruam projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit në të gjitha automjetet zyrtare të komunës”, ka shkruar Hyseni në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Ky projekt është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve”, shtoi Hyseni.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.