Gjilan, vdes motoçiklisti 26 vjeçar në një aksident trafiku NULL NULL 10.04.2020 14:22 10.04.2020 14:22 Sot rreth orës 12:10 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ku si pasojë ka humbur jetën një motoçiklist i moshës 26 vjeçare. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Ismet Hashani. “Sot, me 10 prill 2020 rreth orës 12:10 në rrugën ‘Halim Orana’ në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë”. “Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar”. “Edhe drejtuesi i automjetit (1995) ‘Opel Corsa’ ka pësuar lëndime dhe për momentin është ne kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës – njësitet e trafikut janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij rasti të rëndë që na ka tronditur të gjithëve”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025