Gjilan: S’ka qasje për karrocat e personave me aftësi të kufizuara (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 16:35 07.06.2026 16:35 Në shkollën “Thimi Mitko”, qendra më e madhe e votimit në komunën e Gjilanit, është hasur një problem. Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Donjeta Murselaj, votuesit me aftësi të kufizuara kanë hasur në vështirësi për të votuar, transmeton Klankosova.tv. Një qytetare, e cila është në karrocë invalidore tha për Klan Kosova se nuk kishte si të ngjitej në katin e dytë të shkollës, teksa në ndihmë i dolën tre persona. “Nuk ka lift, u deshën të më ndihmonin tre persona me dal në katin e dytë. Për mu kjo është e vështirë, ma lehtë do të ishte me lift”, tha ajo.