Gjilan: Pengoi punëtorët gjatë rregullimit të rrjetit të kanalizimit, arrestohet i dyshuari NULL NULL 09.04.2026 09:28 09.04.2026 09:28 Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për pengim të punimeve dhe kanosje ndaj punëkryesve. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar ka penguar dhe kanosur punëkryesit të cilët ishin të angazhuar nga ankuesi për rregullimin e rrjetit të kanalizimit. Sipas ankuesit, për kryerjen e këtyre punimeve ekzistonin lejet përkatëse. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje. “Gjilan / 08.04.2026 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar dhe kanosur punë kryesit e angazhuar nga ankuesi mashkull kosovar për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, për të cilat ankuesi posedon leje për kryerjen e punimeve. Me vendim të prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.