Gjilan: Një grua ngacmohet seksualisht nga taksisti, i cili e dërgoi në një vend të panjohur NULL NULL 19.04.2023 09:48 19.04.2023 09:48 Një person është arrestuar të martën rreth orës 5 e 15 në Gjilan, pasi dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një grua. Sipas policisë, i dyshuari, në cilësinë e taksistit, e kishte dërguar viktimën në një vend të panjohur kur e kreu veprën penale. “Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe e kishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin e policisë. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.