Gjilan: Nis manifestimi “Flaka e Janarit” (FOTO) NULL NULL 10.01.2020 12:07 10.01.2020 12:07 Është hapur manifestimi i përvjetshëm “Flaka e Janarit” në Gjilan. Pjesë e këtij organizimi janë edhe homazhet në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi, që nga ora 11:00 kanë filluar në ambientet e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku familjarë, ish-bashkëpunëtorë dhe qytetarë të udhëhequr nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me kabinetin e tij, të cilët po nderojnë kontributin e dëshmorit në 27 vjetorin e vdekjes së tij. Ndërkohë, për veprën e tij është duke u mbajtur edhe një akademi përkujtimore në të njëjtin vend. Ndërsa më pas do të bëhet edhe rivarrimi i dëshmorit në kompleksin e varrezave të Dëshmoreve në Gjilan. Aktivitetet në kuadër të organizimit “Flaka e Janarit” do të vazhdojnë deri në fund të këtij muaji në këtë komunë. Haziri para qytetarëve të Gjilanit tha se ata përpjekjet për kryengritje i kanë pasur gjithmonë. “Unë e kam njohur Xhevatin personalisht por edhe veprimtarinë e tij, ai është prezentuar në shtëpinë time si përfaqësues i LPRK-së, më ka thënë që jemi të gatshëm me qene pjesë e kësaj lëvizje, ajo që flitet këtu nuk guxon me u zbuluar e me dal jashtë”. “Këta janë kryengritësit e parë dhe më të mëdhenjtë të çlirimit të Kosovës, asnjëri nga ta nuk është burgosur”. “Shpirti i tij bënë dritë për Kosovën. Ne i kemi pas borxh Xhevatit një përkujtim të madh. Ai gjithë jetën dha kontribut për bashkimin e qytetarëve të Kosovës nga të gjitha anët”, ka thënë Haziri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025