Gjilan: Katër vjet e tre muaj burgim ndaj një personi për lëndim të rëndë trupor NULL NULL 21.02.2024 15:54 21.02.2024 15:54 Foto ilustruese. Gjykata Themelore e Gjilanit e ka dënuar me katë vjet e tre muaj burgim, të pandehurin S.L për kryerjen e veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Sshkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas Gjykatës, i pandehuri me datë 22.03.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje për një lloj hyrje – dalje me veturë që kishte mes të dëmtuarit I. M. dhe të akuzuarit, i akuzuari e godet me grushte në fytyrë tek nofulla dhe i dëmtuari rrezohet në tokë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, ku e humb vetëdijen dhe dërgohet për tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Po ashtu, në ditën dhe orën e njëjtë, “i akuzuari ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe të dëmtuarve A. M. dhe B. M., pasi që i afrohen afër të dëmtuarit I. M. për t’i dhënë ndihmë dhe e pyesin se kush e ka goditë, i akuzuari përgjigjet se unë, dhe në atë moment në drejtim të tij niset i dëmtuari A. M., me këtë rast i akuzuari hyn brenda në lokal dhe nxjerr revolen dhe nga një distancë prej 4.5 metra shtien dy herë, por nuk godet asnjërin”, njofton Gjykata Themelore e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv. “Me datë 22.03.2023, rreth orës 15:00 në Motelin ‘Malibu’ në Viti, i pandehuri pas autorizim dhe pa leje nga organet kompetente, e në kundërshtim të Ligjit zbatueshëm për armët ka mbajtur në pronësi armën e tipit Gardinov VT”, thuhet në njoftim. Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruaja e Edi Ramës në Skenderaj: Në këtë ditë të trishtuar, jam këtu me ty nëna Hyrë 5 orë më parë
Kosova Tentim-grabitja në Veternik: Gjendja e të plagosurve e rëndë, po trajtohen në Intensivë 7 orë më parë