Gjilan: Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje, i konfiskohen armë dhe mbi 140 fishekë NULL NULL 11.03.2025 08:52 11.03.2025 08:52 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjilanit është raportuar për dhunë në familje. Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale, njësitet policore gjatë hetimit të një rasti tjetër të dhunës në familje tek i dyshuari në brezin e tij kanë gjetur një armë pistolete e tipit KEL-TEC të kalibrit 9mm me një karikator dhe dhjetë fishekë. Po ashtu është bërë e ditur se me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë e tipit AK-47 së bashku me dy karikator dhe 109-të fishekë të kalibri 7.62mm dhe njëzet e pesë fishekë të kalibrit 9mm. “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedimi i pa autorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.