Gjigantët nga Premier League futen në garë për Fisnik Asllanin NULL NULL 04.03.2026 21:22 04.03.2026 21:22 Sulmuesi kosovar i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po vazhdon të tërheqë interesimin e madh të skuadrave evropiane. Performancat e mira në Bundesliga kanë bërë që së fundmi në garë të futet edhe Chelsea ndërsa interesim serioz për sulmuesin raportohet se kanë edhe Bayerni edhe Barcelona. Klauzola e tij e largimit vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa në garë për të janë edhe Aston Villa dhe Tottenham Hotspur. Vendimi për të ardhmen e sulmuesit pritet gjatë merkatos së verës që vjen./Klankosova.tv