Gjigantët e Premier League në garë për Antoine Semenyo NULL NULL 14.10.2025 12:54 14.10.2025 12:54 Forma e shkëlqyer e Antoine Semenyos në fillim të sezonit ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të fuqishme të Anglisë. Sulmuesi ganez i Bournemouth-it ka shkëlqyer me 6 gola dhe 3 asistime në 7 ndeshje të para të Premier League, duke u bërë një nga befasitë më të këndshme të kampionatit. Për 25-vjeçarin janë shfaqur të interesuar Arsenali, Liverpooli, Manchester United dhe Tottenhami. Liverpool shihet si favorit për transferimin, falë marrëdhënieve të mira me drejtuesit e Bournemouth-it, ndërsa Arsenali e sheh Semenyon si alternativë për repartin ofensiv në verën e ardhshme. Vlera e lojtarit tashmë ka kaluar 80 milionë funta dhe Bournemouth nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e vet më të spikatur. Megjithatë, vetë Semenyo ka pranuar se ëndrra e tij është të luajë për një nga klubet më të mëdha angleze — duke e bërë të qartë se një transferim i madh mund të jetë vetëm çështje kohe.