Gjermania u kërkon qytetarëve të largohen nga Irani NULL NULL 12.04.2024 23:05 12.04.2024 23:05 Flamuri gjerman, Fotografi: Ilustruese; Gjermania ka këshilluar qytetarët e saj që të largohen nga Irani në mes të tensioneve të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme. Zyrat e jashtme gjermane paralajmëruan se ekzistonte rreziku i përshkallëzimit të papritur të situatës së Teheranit me Izraelin dhe gjithashtu arrestimi arbitrar në vend. “Në tensionet aktuale, veçanërisht midis Izraelit dhe Iranit, ekziston rreziku i një përshkallëzimi të papritur”, shkruante në një paralajmërim udhëtimi. “Nuk mund të përjashtohet që rrugët e transportit ajror, tokësor dhe detar të mund të preken”. Paralajmërimi tha se gjermanët ishin në “rrezik konkret” për t’u arrestuar, marrë në pyetje dhe dënime të gjata me burg. “Qytetarët e dyfishtë me kombësi iraniane dhe gjermane janë veçanërisht në rrezik”, u tha gjithashtu në paralajmërim, raporton Sky News, transmeton KLankosova.tv.