8:48, 27 Maj 2020

Gjermania ka raportuar 47 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, tha Instituti Robert Koch (RKI) të mërkurën.

Kjo rrit numrin e vdekjeve në shkallë vendi në 8349, sipas agjencisë kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Vendi konfirmoi gjithashtu 362 raste të reja, duke e ngritur numrin mbarëkombëtar në 179,364 raste.

Të martën, qeveria gjermane njoftoi se kufizimet në distancën sociale do të shtrihen deri më 29 qershor. Sipas kufizimeve, jo më shumë se 10 persona, ose dy familje, lejohen të mblidhen në vende publike, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë