Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania lehtëson masat kundër koronavirusit, hapen disa dyqane

NULL NULL
20.04.2020 18:02

Gjermania ka rihapur dyqanet e vogla, ato të makinave dhe biçikletave, përmes një mase lehtësuese testuese për bllokadën e vendosur gati një muaj më parë si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit.

Vendi ka rrafshuar kurbën e infeksioneve të reja dhe javën e kaluar tha se kishte nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë disa masa mbeten ende në fuqi, si ajo për distancimin social. Gjithashtu në Saksoni është e detyrueshme që njerëzit të vendosin maska për fytyrën në publik – kjo rekomandohet fuqishëm në vende tjera.

Ndërsa sa i përket institucioneve akademike, studentët e vetëm që do të kthehen në shkollë janë ata që do t’ju nënshtrohen provimeve.

Shkalla e vdekshmërisë së Gjermanisë nga Covid-19 është dukshëm më e ulët krahasuar me shumë nga fqinjët e saj evropianë. Testimi efikas në shkallë të gjerë nga laboratorët diagnostifikues dhe gjurmimi i kontakteve, shihen faktorë kryesor për këtë.

Ky vend të hënën regjistroi 1,775 raste të reja më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me Covid-19 u rrit me 110 në 4,404, sipas shifrave zyrtare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.