Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania i jep Kosovës grant 17 milionësh

NULL NULL
15.12.2015 10:29

Qeveria e Kosovës dhe ajo e  Gjermanisë  kanë arritur sot ujdinë për Bashkëpunim Finaciar për vitin 2015 përmes së cilës Gjermania do t`i jep Kosovës  grant në vlerë prej 17 milionë euro për financimin e disa projekteve të rëndësishme, që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave si dhe ujërave të zeza.

Ujdia u nënshkrua sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets.

Ministri i Financave Avdullah Hoti me këtë rast tha se ministria që e drejton  në vazhdën e bashkëpunimit financiar të realizuar ndër vite me Qeverinë Federale të  Gjermanisë si partner i rëndësishëm bilateral për asistencë financiare dhe teknike, ka paraparë nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim financiar për vitin 2015.

“Këto projekte paraqesin rëndësi të madhe për vendin dhe qytetarët e saj. Andaj pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të veçanta financiare për grant për këto projekte të lartë përmendura”, tha  Hoti.

Ndërsa, ambasadorja gjermane në Prishtinë , Angelika Viets, tha se përmes këtyre projekteve Gjermania dëshiron të përkrahë Kosovën që  të ofrojë perspektivë për qytetarët e saj në vendin e tyre.

“Furnizimi stabil me ujë dhe furnizimi i pandërprerë me ngrohje gjatë dimrit janë shërbime të rëndësishme për qytetarët e Kosovës“, shtoi ajo transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme