Gjermani telefonon policinë pasi ketri po e ndiqte NULL NULL 13.08.2018 22:52 13.08.2018 22:52 Një burrë në Gjermani mund të mos kishte qenë në rrezik kur e telefonoi policinë pasi një ketër foshnje po e ndiqte, por e gjithë kjo u zhvillua në të mirë të të dyshuarit të vogël. Shërbimet e emergjencës në qytetin e Kalsruhe morën një telefonatë nga një burrë që ishte në panikë sepse një kafshë e vogël nuk po ndalonte së vrapuari pas tij, shkruan The Guardian. Kur policia arriti në vendngjarje, ai me në fund e ndaloi ndjekjen dhe u shtri në tokë për të fjetur. Në fund doli që ketri ishte ai që në të vërtetë kishte nevojë për ndihmë, njoftoi policia. “Ndodh shpesh që ketrat që kanë humbur nënat e tyre kërkojnë një zëvendësim dhe pastaj fokusohen tek një person”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Christina Krenz, transmeton Klan Kosova. Ketri, tani i quajtur Karl-Friedrich, është nën kujdesin e një qendre shpëtimi të kafshëve dhe disa fotografi të tij policia e këtij qyteti i ka postuar në Facebook.