Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermani e takon të mbijetuarin e masakrës që e shkaktoi xhaxhai i tij

NULL NULL
17.07.2015 20:00

 

Andreas Schendel, është gjerman dhe gjithmonë kishte turp për të kaluarën e familjarëve të tij.

Frika e tij më e keqe, u konfirmua pasi që xhaxhai i tij, Heinrich Schendel, ishte në mesin e 10 personave të dënuar në mungesë në Itali.

Xhaxhai i tij u akuzua në vitin 2005, për një prej masakrave më të këqija ndaj civilve në Evropën Perëndimore në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Klan Kosova.

Heirich Schendel, kishte shkuar në Itali në gusht të vitit 1944 si pjesë e ushtrisë së Hitlerit, dhe kishte vrarë 560 civilë, përfshirë këtu edhe 13o fëmijë në Sant’Anna di Stazzema në kodrat e Toskanës.

Ai gjithmonë e kishte kundërshtuar se e kishte kryer këtë masakër, por kur ai vdiq vitin e kaluar, nipi i tij vendosi që të veprojë.

“Më është dashur që t’a thyejë heshtjen në familje tonë”, tha Andreas Schendel.

Ai kishte vendosur që pas vdekjes së xhaxhait të tij, të kontaktojë me një prej të shpëtuarve të kësaj masakre, Enrico Pieri.

xhaxhai4

Pieri, në kohën kur ndodhi masakra ishte fshehur në mal, mirëpo gjermanët kishin vrarë prindërit dhe motrat e tij.

Ai kontaktoi me Pieri, tashmë 81 vjeç, dhe të dy vendosën që Andreas të udhëtonte për në Itali për një takim.

Enrico dhe Andreas u takuan në një kishë të fshatit, përpara të cilës gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin vrarë 130 njerëz.

Andreas tregon që kur u takuan për herë të parë u përqafuan, mirëpo vetëm i shtërnguan duart kur i thanë njëri – tjetrit lamtumirë.

“Kjo më bëri të kuptojë që xhaxhai im ka shkaktuar një plagë që nuk do të shërohet kurrë”, shprehet Andreas.

xhaxhai2

xhaxhai3

 

lajme të ngjashme