Gjermani: Dy vajza dyshohet se e vranë me thikë shoqen e tyre NULL NULL 15.03.2023 00:02 15.03.2023 00:02 Një 12 vjeçare dyshohet se është vrarë të dielën nga shoqet e saj në Gjermani. Viktima u gjet pa shenja jete pranë shtëpisë së saj në provincën federale të Palatinate. Zëdhënësi i policisë në Koblenz ka deklaruar se të dyshuarat kishin dhënë deklarata kontradiktore. “Pas marrjes në pyetje për herë të parë, vajzat kanë dhënë deklarime kontradiktore dhe pasi u morën në pyetje për herë të dytë, kanë pranuar krimin”, shkruan Bild përcjell Klankosova.tv Nuk po dihet ende për motivin e krimit. Autoritetet po e kërkojnë thikën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Ndërkaq, prokurori i shtetit Mario Mannweiler shpjegoi se të dyja vajzat nuk janë penalisht përgjegjëse për shkak të moshës së tyre. “Kjo nuk do të thotë se asgjë nuk do të ndodhë me to. Ato janë në duart e qendrës së kujdesit për të rinjtë”, tha ai. Avokati i shtetit ka thënë se kjo është “çështje e veçantë penale”, përcjell Klankosova.tv 12-vjeçarja u gjet e vdekur të dielën në mëngjes pranë shtëpisë së saj në kufirin midis shteteve federale të Rheinland-Pfalz dhe North Rhine-Westfalia, në perëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv Fillimisht dyshohej për vepër seksuale, por autopsia nuk i konfirmoi këto dyshime. Luisa u zhduk të shtunën teksa po kthehej në shtëpi nga shtëpia e një shoqeje. Ajo u raportua e zhdukur sepse nuk ishte kthyer në shtëpi, madje nuk i përgjigjej as celularit. U nis një kërkim në të cilin morën pjesë një numër i madh efektivësh. Trupi i saj u gjet të dielën pranë tunelit hekurudhor. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Erdogan reagon pas tërmetit: Shpresojmë ta tejkalojmë këtë fatkeqësi nga Emanuell SYLA 2 months