Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermanët me rezolutë për vrasjen e armenëve nga turqit

NULL NULL
02.06.2016 12:42

Parlamenti gjerman pritet të miratojë një rezolutë për të arritur në deklarim se vrasja e armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore ishte gjenocid.

Turqia fuqishëm po kundërshton rezolutën e Bundestagu-t dhe ka paralajmëruar se ajo mund të dëmtojë marrëdhëniet, njofton Klan Kosova.

Armenët thonë se deri në 1.5 milion njerëz të tyre kanë pësuar vdekje mizore në 1915, ndërkaq Turqia thotë se numri është mi vogël dhe vazhdon të refuzojë termin ‘’gjenocid’’.

Megjithatë kjo çështje po konsiderohet paksa problematike pasi që gjendet tejet në një kohë të vështirë sepse BE-ja ka nevojë tashmë për Turqinë dhe Rusinë, njofton Klan Kosova.

Turqia vazhdon të mohojë se ka pasur fushatë sistematike për vrasjen e armenëve etnikisht, duke vënë në dukje kështu edhe një numër të konsiderueshëm civilësh të vrarë turq në trazirat e rënies së Perandorisë Osmane.

E pjesë e votimeve të Bundestagut nuk do të jetë pjesë kancelarja Angela Merkel por të gjithë partnerët e koalicionit të (CDU) do të mbështesin këtë rezolutë, njofton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.