Gjërat që i ndodhin trupit tuaj gjatë seksit NULL NULL 15.09.2017 09:10 15.09.2017 09:10 A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trupin gjatë aktit seksual? Si një medalje me dy kahe dhe në këtë rast nuk mund të prisni t’ju ndodhin vetëm gjëra të mira si çlirimi i hormoneve të lumturisë sepse gjatë seksit mund të përballeni dhe me situatea të pakëndshme. Më poshtë do të lexoni të gjitha gjërat që i ndodhin organzimit gjatë marrëdhënies seksuale. Çlirohen hormonet e lumturisë Seksi stimulon sekretimin e hormoneve të tillë si oksitocina, dopamine etj. Zgjerohen enët e gjakut Trupi juaj bëhet shumë i ndjeshëm, kryesisht zonat erogjene si veshët, qafa, gjoksi etj. Zgjerimi i enëve të gjakut dhe përshpejtimi i qarkullimit të gjakut liron neurotransmetuesit që nxisin ndjeshmërinë. Rreziku i baktereve Gjatë seksit, bakteret nga vagina dhe anusi mund të shkojnë në uretër dhe të shumëfishohen, duke zhvilluar një infeksion të traktit urinar, shkruan Living. Do të digjni kalori Një studim i The New England Journal of Medicine zbuloi se një person mund të djegë 100 kalori gjatë 30 minutave aktivitet sekual Rrahjet e zemrës do të shtohen Ashtu si çdo aktivitet aerobik dhe seksi përshpejton rrahjet e zemrës. Mund të përjetoni kontraktime të muskujve, por do të ndiheni më të qetë pasi orgazmat shkaktojnë një rritje të prolaktinës, një hormon qetësues që arrin nivelin më të lartë kur ne jemi duke fjetur. Burimi: Health