Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjërat që i bëjnë gratë e suksesshme?

NULL NULL
15.07.2015 18:15

Suksesi nuk përfshin vetëm të bërit para dhe të kesh një biznes që shkon për mrekulli. Për një femër sukses do të thotë t’i krijosh vetes lirinë dhe të dish t’i besh gjërat që i do.

Ja disa gjëra që gratë e suksesshme i bëjnë:

Zgjedhin se ku do ta investojnë energjinë e tyre

Gratë që janë të suksesshme, zgjedhin se si dhe ku do ta investojnë energjinë e tyre. Ato i shpenzojnë paratë dhe energjinë e tyre në gjërat që e bëjnë të ndihet e lumtur dhe të përmbushur.

I ndajnë prioritetet

Gratë e suksesshme nuk e mbushin kalendarin e tyre me takime dhe obligime që lidhen me të tjerët. Ato e mbushin kohën e tyre me veprime të cilat ia kthejnë ëndrrat në realitet.

Në vend se t’i japin prioritet listave të gjërave që kanë për t’i bërë, ato iu japin prioritet qëllimeve të tyre.

Ato gjejnë kohë për veten e tyre

Gratë që janë të suksesshme dhe i kanë të gjitha, e vënë veten para cdo gjëje. Ato nuk janë egoiste, vetëm e respektojnë veten e tyre.

Ato i caktojnë vetes kufijtë

Nuk i lejojnë njerëzit tu bëjnë keq. Me gratë e suksesshme, të gjithë e dinë ku është kufiri. Nuk i lejojnë personat negativë t’iu hyjnë në jetë.

Ato i pranojnë përgjegjësitë

Gratë të cilat konsiderohen të suksesshme, i marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë që iu takojnë. Ato nuk i ikin asnjëherë punës.

lajme të ngjashme