13:00, 23 Shkurt 2020

Të gjesh orenditë e duhura për shtëpinë me një çmim të përshtatshëm, është sfidë më vete. Përveçse në të shumtën e rasteve cilësia nuk është ajo që ju prisnit, çmimet krah tyre na bëjnë t’i largohemi menjëherë. Në të tilla raste na vjen në ndihmë super produkte që mund t’i porosisim online. Menjëherë nga Amazon, për super çmime.

Lista më poshtë, ka jo vetëm sende funksionale dhe ekonomike, por në të njëjtën kohë gjëra që e ndryshojnë krejtësisht pamjen e shtëpisë suaj.

1. Set mikrofibër për veshjen e shtratit.
Këllëfi dhe çarçafët me mikrofibër janë miqësore me lëkurën tuaj dhe e bëjnë dhomën e gjumit të duket luksoze. Aq më tepër nëse zgjidhni ngjyrën në foto. E gjeni në Amazon.com vetëm për 20$.

2 Ngrohëse portative

Tryeza e zyrës ku punoni ose dhoma juaj e gjumit mund të jetë e ftohtë, kështu që kjo ngrohëse është blerje e zgjuar. Kushton 28$ dhe mund ta porosisni këtu.

3. Tapet për tualetin
Të gjithë e dimë sa i nevojshëm është një tapet i mirë për ta vendosur jashtë tualetit. Duhet të jetë i plotë, ta absorbojë ujin lehtësisht dhe të mos lërë gjurmë.


4. Perde izoluese

Nëse s’jeni fanse e dritës verbuese në mëngjes, blini këto perde. Arrijnë të bllokojnë 99% të dritës që vjen nga jashtë.

5. Organizues shapkash/këpucësh
Mund të kurseni goxha vend dhe të gjeni një hapësirë për ta varur në mur. E gjeni për vetëm 8$.

6. Jastëk për mbajtjen e telefonave, tableteve, etj.
S’ka më nevojë të torturoheni kur shihni filma në shtrat nga telefoni apo tableti juaj. Lirojini duart dhe blini këtë jastëk!

7. Mbajtëse sendesh
Sa hijëshi i jep banjës ky set? Në dukje i shtrenjtë në këto rafte mund të bëni vend për peshqirin dhe gjithë sendet e tjera të tualetit apo kuzhinës./anabelmagazine.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë