Gjërat e “këqija” që e bëjnë lidhjen tuaj më të fortë NULL NULL 04.07.2017 11:02 04.07.2017 11:02 Ekzistojnë shumë stereotipe lidhur me atë që quhet një marrëdhënie e “drejtë” mes dy njerëzve, transmeton Klan Kosova. Por ka edhe stereotipe të “këqija” që në fakt janë të mira për lidhjen tuaj. Lexoni më poshtë cilat janë ato: Konfliktet Nëse në një marrëdhënie nuk ka konflikte, atëherë nuk ka as besim. Nëse i mbani ndjenjat për vete atëherë nuk mund të ndryshoni asgjë. Argumentet ju ndihmojnë të largoheni nga zemërimi dhe t’i tregoni partnerit tuaj se çfarë nuk ju pëlqen. Ju do të gjeni “njollat e dobëta” të njëri-tjetrit dhe do të filloni të kuptoheni më mirë. Flirtimi Flirtimi me të tjerët ndihmon në ruajtjen e tërheqjes së ndërsjellë seksuale. Duke flirtuar, ndihemi të lumtur dhe tërheqës, gjë që ngre disponimin dhe vetëvlerësimin tonë. Është e rëndësishme të sjellësh këtë energji pozitive në marrëdhënien tuaj, normal pa e ekzagjeruar. Egoizëm i “shëndetshëm” Për të mbajtur marrëdhënien tuaj të shëndetshme, është e rëndësishme që të kujdeseni për veten dhe të jeni të fortë sa të qëndroni në tokë (dhe të respektoni të njëjtën dëshirë në partnerin tuaj). Vizatoni kufijtë tuaj (tregoni çka nuk toleroni), dhe vendosni hapësirën tuaj, interesat dhe hobit jashtë marrëdhënies. Jepini hapësirë njëri-tjetrit Nëse jeni së bashku kudo dhe gjithmonë, atëherë marrëdhënia juaj në mënyrë të pashmangshme do të bëhet më pak e pasionuar dhe madje edhe e mërzitshme. Të gjithë psikologët e familjes rekomandojnë të largoheni pak nga njëri-tjetri. Një ndarje, madje një e shkurtër, gjithmonë ndiqet nga një bashkim i lumtur.