Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendje alarmante! Mbi 80% e Malishevës pa ujë? (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 19:42

Ditët e nxehta të verës janë bërë makth për banorët.

Mungesa e ujit vërehet me të madhe në qytetin e Malishevës, e veçanërisht në dy ndërtesat e banimit social, ku secili qytetar po lufton për mbijetesë, raporton Kiks Kosova.

Kjo gjendje është shqetësuese edhe për vetë Komunën.

Avdi Morina, Drejtor i Urbanizmit, tha për Kiks Kosovën që ankesat ndaj institucioneve gjegjëse nuk i kanë kursyer, por që për një zgjidhje asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas Morinës, më shumë se gjysma e territorit të qytetit të Malishevës ballafaqohen me mungesë të ujit.

E kjo mund të marrë fund vetëm nëse atyre iu ofrohet ndihmë nga institucionet qendrore.

Rajoni i Malishevës, menaxhohet nga Hidroregjioni Jugor në Prizren, por që për të njëjtin, drejtori Morina thotë që nuk kanë bërë punë meritore.

Deklaratën e Drejtorit Morina, që mbi 80 për qind e territorit ka mungesë të ujit, e kundërshton plotësisht Hidroregjioni Jugor.

Sipas tyre, arsyeja kryesore e mungesës së ujit në ndërtesat e banimit social në Malishevë, është mungesa e një rezervari të përbashkët dhe sistemit të pompimit.

Kompania thotë se faktor tjetër i rëndësishëm është edhe pozita gjeografike e këtyre ndërtesave, të cilat ndodhen në një zonë më të lartë të qytetit.

Situata ende më e rëndë është në këto ditë të nxehta vere, shto këtu faktin që sipas Hidroregjionit Jugor ka rritje të konsumit dhe keqpërdorim të ujit të pijshëm.

Zgjidhja funksionale, sipas Hidroregjionit, është ndërtimi i një sistemi të rezervuarëve të brendshëm dhe pompave të ujit, investime në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes.

Kompania po ashtu thotë që kanë investuar në Rehabilitimin e stacionit të pompave në Banjë dhe montimin e elektropompave të reja.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.