Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendja e të arrestuarve në Kumanovë stabile

NULL NULL
01.06.2015 16:01
Rasti i Kumanovës është ende në proces hetimi dhe të mbledhjes së provave si nga prokuroria ashtu edhe nga avokatët mbrojtës.

Avokatja Artene Ademi, e cila mbron 6 të paraburgosur thotë se gjendja e klientëve të saj ka filluar të përmirësohet pas maltretimeve të shumta fizike që ju kishin bërë të paraburgosurve, në momentin kur ata ishin dorëzuar.

“Ata kanë qenë të maltretuar, është ushtruar dhunë fizike mbi ta dhe atë pas dorëzimit të tyre. Nuk bëhet fjalë këtu pas arrestimit, por pas dorëzimit të tyre, sepse ata nuk i kanë rezistuar arrestimit të tyre. Është ushtruar dhunë ndaj klientëve të mi, e posaçërisht ndaj Bek Bajrës tek i cili ekzistojnë edhe prova dhe dëshmi që është detyruar apo e ka parë të nevojshme burgu ta dërgojnë në intervenim kirurgjik, intervenim maksillofacial. Po ashtu edhe gjendja e Valdetit ka qenë e njëjtë dhe i ka katër dhëmbë të thyer, për momentin gjendja është pak më e mirë, mirëpo ndaj tyre, sipas deklaratave të tyre, është ushtruar dhunë fizike”, deklaroi Artene Ademi, avokate.

Lëndime ka konstatuar edhe Avokati i popullit Ixhet Mehmeti. Ai thotë se ka ngritur tanimë një procedurë penale, për keqtrajtim të të arrestuarve, ndërsa rastet e tjera janë në hetim e sipër.

“Nga deklarata e të arrestuarit, nga dokumentacioni mjekësor në burg dhe dokumentacioni tjetër që grumbulluam nga policia kemi dyshime të bazuara se i lënduari, apo i arrestuari është lënduar, gjegjësisht është maltretuar pas marrjes së aktvendimit për arrest gjë e cila konsiderohet se është vepër penale dhe për këtë kemi bërë kallëzim penal prokurorisë, për të tjerët do të vazhdojmë”, tha Ixhet Mehmeti, Avokati i popullit.

Mehmeti dhe Ademi hedhin poshtë zërat se malltretimet kanë vazhduar edhe në burgun e Shutkës,transmeton AlsatM.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.