Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike

NULL NULL
23.02.2025 09:04
Papa Françesku
Papa Françesku

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë “kritike” pasi pësoi një “krizë të zgjatur të frymëmarrjes të ngjashme me astmën” më herët të shtunën, tha Vatikani.

Papa është “më keq se dje” dhe kishte marrë transfuzion gjaku, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

Vatikani tha se 88-vjeçari ishte vigjilent, por kërkonte një “fluks të lartë” oksigjeni dhe prognoza e tij “mbetet e ruajtur”.

Papa po trajtohet për pneumoni në të dy mushkëritë në spitalin Gemelli në Romë.

lajme të ngjashme