Gjendet unaza e humbur në oqean para 13 vjetësh NULL NULL 05.01.2021 13:43 05.01.2021 13:43 Unaza prej ari e bërë me porosi nga një australian u gjet 13 vjet më vonë pasi ka rënë aksidentalisht në oqean. Justin Ocenasek, një zjarrfikës nga Australia e Jugut, tha se po luante me top në plazh në vitin 2007 kur unaza e tij e diplomimit prej ari, ra nga gishti i tij në oqean. “Shanset që unë ta gjeja këtë unazë ishin më të vogla sesa të fitoja lotarinë”, tha ai në një intervistë. “Në asnjë mënyrë nuk kam menduar ta gjeja ndonjëherë. Nuk mund ta imagjinoja”. Ai u trondit kur mori një email nga Bruce Phillips, i cili tha se e gjeti unazën e tij në Henley Beach. Phillips tha se kishte postuar zbulimin në rrjetet sociale ku përdoruesit e tjerë i kishin ndihmuar ta gjejnë personin të cilit i kishte humbur unaza prej kohësh, shkruan Upi.com, transmeton Klan Kosova. Ai vizitoi stacionin e zjarrfikësve për t’ia kthyer personit unazën personalisht. Ocenasek tha që unaza do të mbahet në një kasafortë tani e tutje në mënyrë që sendi i çmuar të mos përfundojë i humbur përsëri.