Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin Drin të Prizrenit NULL NULL nga Hekuran Sokoli 22.07.2023 19:09 nga Hekuran Sokoli 22.07.2023 19:09 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Sot rreth orës 15:40 është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Drin në fshatin Krajk të Prizrenit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Vesel Gashi. “Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatë se në lumin Drin në fshatin Krajk, dyshohet se është gjetur një trup i pajetë. Patrulla policore ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatuar se në lum është gjetur një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë”. Tutje, në njoftimin e Veselit bëhet e ditur se kufoma është gjetur nga peshkatarët që kanë qenë aty duke peshkuar. “Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bërë identifikimi i kufomës ende”, ka shtuar ai.