Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjenden të miturat e zhdukura në Korçë

NULL NULL
16.05.2015 10:58
Dy vajzat e mitura, 14 – vjeçarja E.D. dhe 15 – vjeçarja K.Z, që ishin zhdukur para disa ditëve në Korçë janë gjetur në një lokal nate.

Dy vajzat e mitura që prej 3 ditësh ishin denoncuar si të zhdukura nga familjet e tyre në Korçë. Ato u gjetën në një prej lokaleve të qytetit mbrëmjen e djeshme.

Të dyja janë shoqëruar në ambientet e stacionit policor, ku janë marrë në pyetje në prani të psikologes.

Të miturat kanë deklaruar se janë larguar me vetëdëshirë dhe pa kurrfarë detyrimi.

Ato janë në gjendje të mirë fizike e psikike, ndërsa po vijojnë hetimet për vërtetimin e dëshmive të tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.