Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

NULL NULL
14.06.2025 19:46

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth orës 18:30.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi  mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.