Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut NULL NULL 26.08.2025 15:18 26.08.2025 15:18 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani. Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve. “Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv.