Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë NULL NULL 05.04.2025 12:29 05.04.2025 12:29 Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. I njëjti tha se trupi i viktimës është gjetur në garazhin e shtëpisë. “Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit policor dhe ekipet emergjente”, tha Gashi. Policia shton se shkaqe e vdekjes ende nuk dihen, sakaq rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit. /Klankosova.tv