Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet pa shenja jete një 71-vjeçare në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në bunar

NULL NULL
19.11.2025 18:34

Një e moshuar, 71-vjeçare, është gjetur pa shenja jete në Sarandë.

E njëjta dyshohet se ka rënë aksidentalisht në bunarin që ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Metoq.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M.B. 71 vjeçe”.

“Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme